Dietat vegane dhe vegjetariane mund të duken si zgjedhja më e shëndetshme, por shkencëtarët tani paralajmërojnë se shmangia e mishit mund të ulet shanset për të arritur 100 vjeç.
Një studim i madh kinez zbuloi se njerëzit që konsumojnë mish janë më të prirur të arrijnë këtë moshë sesa ata që ushqehen vetëm me bimë.
Edhe pasi morën parasysh faktorë si ushtrimi fizik dhe pirja e duhanit, njerëzit që hoqën mishin nga dieta e tyre kishin 19% më pak gjasa të arrinin 100 vjeç krahasuar me ata që konsumonin mish.
Ky efekt ishte më i fortë te veganët, të cilët kishin 29% më pak gjasa të bëheshin centenarianë.
Vegjetarianët, që hanë vezë dhe produkte të qumështit, kishin vetëm 14% më pak gjasa sesa konsumuesit e mishit për të arritur këtë moshë.
Madje edhe dietat trendi si pesketarianizmi, që përfshijnë peshk, lidhen me mundësi më të ulëta për të jetuar deri në 100 vjeç.
Shkencëtarët sugjerojnë se këto dallime mund të shpjegohen me nevojat më të larta ushqyese të njerëzve të moshuar, të cilat dietat vegjetariane nuk i përmbushin plotësisht.
Dr. Xiang Gao nga Universiteti Fudan thotë:
“Studimi ynë sugjeron se tek të rriturit mbi 80 vjeç, një dietë që përfshin ushqime bimore dhe shtazore mund të mbështesë më mirë mbijetesën deri në 100 vjeç sesa një dietë strikt vegjetariane, veçanërisht tek ata që janë të dobët.”
Studiuesit analizuan të dhënat e 5,203 pjesëmarrësve nga Chinese Longitudinal Healthy Longevity Survey, të gjithë mbi 80 vjeç kur filloi survejimi në 1998.
Nga kjo grup-mosha, 1,495 arritën 100 vjeç, ndërsa 3,744 vdiqën përpara se të bëheshin centenarianë.
Analiza statistikore tregoi se pjesëmarrësit që ruajtën mishin në dietën e tyre kishin më shumë gjasa të arrinin këtë moshë.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se duhet të bëheni plotësisht karnivor për të rritur jetëgjatësinë.
Nga grupet e ushqimeve të ndara, konsumimi ditor i perimeve kishte ndikimin më të madh në mundësinë për të jetuar deri në 100 vjeç. Ata që hanin perime çdo ditë kishin 84% më shumë gjasa të arrinin këtë moshë sesa ata që nuk i konsumonin.
Megjithatë, studimi zbuloi se dieta nuk ndikon njësoj tek të gjithë të moshuarit. Vegjetarianët me BMI të shëndetshme nuk kishin më pak gjasa të arrinin 100 vjeç sesa konsumuesit e mishit.
Edhe tek pjesëmarrësit mbipeshë, dieta nuk kishte ndikim statistikisht të rëndësishëm në shanset për mbijetesë.
Por tek të moshuarit e dobët, konsumimi i përditshëm i mishit lidhej me 44% më shumë gjasa për të arritur 100 vjeç.
Në artikullin e publikuar në The American Journal of Clinical Nutrition, Dr. Gao dhe bashkëautorët shkruajnë:
“Një dietë e balancuar omnivore, që përfshin ushqime shtazore dhe bimore, mund të mbështesë më mirë jetëgjatësinë tek të moshuarit e dobët.”
Edhe pse ulja e mishit ka përfitimet e veta shëndetësore, te disa pacientë këto përfitime mund të zbehen nga rreziku i uljes së marrjes së lëndëve ushqyese.
Studime të mëparshme lidhin dietat vegjetariane me rrezikun më të lartë për goditje në tru, sëmundje të fshikëzës së tëmthit dhe depresion.
Shkencëtarët përfunduan:
“Gjetjet tona nënvizojnë rëndësinë e një diete të balancuar, që përfshin ushqime bimore dhe shtazore, për jetëgjatësi të shëndetshme, dhe kërkime të ardhshme duhet të fokusohen tek të moshuarit mbi 80 vjeç për të formuluar udhëzime ushqimore për këtë popullsi në rritje.”
Shkencëtarët zbulojnë tre ‘vala’ plakjeje të trurit…dhe fillon para moshës 60 vjeç
Pavarësisht nëse mbushni 60, 70 apo 80 vjeç, secili ndjen “plakjen” në momente të ndryshme.
Por sipas një studimi 2024, truri kalon përmes tre kulmeve të plakjes gjatë jetës.
Ekspertët identifikuan se 13 proteina të lidhura me plakjen e trurit rriten ndjeshëm në moshat 57, 70 dhe 78 vjeç.
Kjo mund të tregojë se këto moshë janë të rëndësishme për ndërhyrje që mbajnë trurin më të shëndetshëm për më gjatë.
Studiuesit analizuan rreth 3,000 proteina në plazmën e gjakut të afro 5,000 britanikëve midis 45 dhe 82 vjeç.
Analiza tregoi se këto 13 proteina formojnë tre kulme të lidhura me moshën, tek 57, 70 dhe 78 vjeç. /GazetaExpress/