Arrestimi i Maduros, kryeministri sllovak kritikon SHBA’të për shkelje të ligjit ndërkombëtar – përmend edhe Kosovën - Gazeta Express
string(112) "arrestimi-i-maduros-kryeministri-sllovak-kritikon-shbate-per-shkelje-te-ligjit-nderkombetar-permend-edhe-kosoven"

Lajme

Gazeta Express

04/01/2026 0:01

Arrestimi i Maduros, kryeministri sllovak kritikon SHBA’të për shkelje të ligjit ndërkombëtar – përmend edhe Kosovën

Lajme

Gazeta Express

04/01/2026 0:01

Robert Fico, kryeministër i Sllovakisë, ka reaguar rreth arrestimit të Nicolas Maduros nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e përmendur edhe Kosovën.

Fico e ka cilësuar arrestimin e Maduros si ‘’shkelje të ligjit ndërkombëtar’’, gjë të cilën ai e refuzon, siç ka bërë edhe ‘’në mohimin e Kosovës si shtet sovran’’.

Postimi:

Veprimi ushtarak amerikan në Venezuelë është një dëshmi tjetër e prishjes së rendit botëror që u krijua pas Luftës së Dytë Botërore.

Ligji ndërkombëtar nuk zbatohet, fuqia ushtarake përdoret pa mandat nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së dhe çdo kush që është i madh dhe i fuqishëm bën çfarë të dojë për të promovuar interesat e tij.

Si Kryeministër i një vendi të vogël, duhet të refuzoj me vendosmëri një shkelje të tillë të ligjit ndërkombëtar, ashtu siç bëra gjatë luftës në Irak, në mohimin e Kosovës si shtet sovran, apo në përdorimin e fuqisë ushtarake ruse në Ukrainë, apo në vlerësimin e situatës në Gaza.

Jam shumë kurioz se si do të reagojë BE ndaj sulmit në Venezuelë, që meriton të dënohet.

Ose përdorimi i forcës ushtarake amerikane në Venezuelë do të dënohet dhe do të jetë i qëndrueshëm me qëndrimet ndaj luftës në Ukrainë, ose, si zakonisht, do të mbetet farisean.

Advertisement
Advertisement
Advertisement