Çfarë është “Hëna e Ujkut” dhe si ta shihni hënën e parë të plotë të vitit 2026 - Gazeta Express
string(77) "cfare-eshte-hena-e-ujkut-dhe-si-ta-shihni-henen-e-pare-te-plote-te-vitit-2026"

Mistere

Gazeta Express

02/01/2026 20:33

Çfarë është “Hëna e Ujkut” dhe si ta shihni hënën e parë të plotë të vitit 2026

Mistere

Gazeta Express

02/01/2026 20:33

Hëna e parë e plotë e vitit 2026 – e njohur ndryshe si Hëna e Ujkut – pritet të shfaqet në qiell nesër, duke ofruar një spektakël të veçantë për vëzhguesit e natës.

Kjo do të jetë superhëna e katërt radhazi, pas Hënës së Korrjes në tetor, Hënës së Kastorit në nëntor dhe Hënës së Ftohtë në dhjetor. Nëse kushtet e motit janë të favorshme dhe qielli i kthjellët, pamja mund të jetë veçanërisht mbresëlënëse. Një hënë kaq e madhe dhe e ndritshme nuk do të shihet sërish deri në nëntor.

Vlen të theksohet se viti 2026 do të ketë gjithsej 13 hëna të plota, jo 12. Kjo sepse në maj do të ketë dy hëna të plota – e dyta njihet si “hëna blu”, një dukuri që ndodh mesatarisht një herë në rreth dy vjet e gjysmë (prej nga vjen edhe shprehja “një herë në hënë blu”). Arsyeja lidhet me faktin se cikli i plotë hënor zgjat rreth 29 ditë, ndërsa shumica e muajve kalendarikë kanë 30 ose 31 ditë.

Çfarë është Hëna e Ujkut?

Sipas Old Farmer’s Almanac, emri “Hëna e Ujkut” vjen nga traditat e amerikanëve autoktonë, të cilët gjatë kësaj periudhe të dimrit dëgjonin ulërimat e ujqërve që, të uritur nga i ftohti i gjatë, afroheshin më pranë vendbanimeve.

Edhe pse sot (të paktën në Britani) nuk ka ujq që të ulërijnë, emri mistik ka mbetur. Kjo hënë njihet edhe me emra të tjerë si Hëna e Qëndrimit në Shtëpi, Hëna e Heshtur apo Hëna e Ashpër, emërtime që pasqyrojnë dimrin e ftohtë dhe errësirën e gjatë, kur Hëna është burimi kryesor i dritës natyrore për më shumë se 12 orë.

Si ta shihni Hënën e Ujkut

Hëna e Ujkut do të lindë të shtunën, më 3 janar, dhe do të arrijë fazën e saj më të plotë në orën 10:03. Megjithatë, ajo duket më mbresëlënëse në mbrëmje, kur ndodhet pranë horizontit gjatë lindjes së saj.

Ora e saktë e lindjes ndryshon sipas zonës:

Londër dhe Belfast: 15:48

Prishtinë: 16:52

Hëna do të shihet në qiellin lindor, duke u ngritur gradualisht më lart dhe duke lëvizur drejt jugut teksa afrohet mesnata.

Kjo shënon momentin kur ana e Hënës që përballet me Tokën ndriçohet plotësisht nga Dielli, duke reflektuar dritën dhe duke krijuar pamjen e qartë që shohim në netët me mot të mirë.

Kur është hëna tjetër e plotë në vitin 2026?

Mesatarisht, Hënës i duhen rreth 29 ditë e gjysmë për të përfunduar një cikël të plotë, me rreth 7–8 ditë ndërmjet fazave kryesore: hëna e re, çereku i parë, hëna e plotë dhe çereku i fundit. Në total, Hëna kalon nëpër tetë faza.

Hëna e ardhshme e plotë do të jetë më 1 shkurt dhe quhet me vend Hëna e Borës, e ndjekur nga Hëna e Krimbit në mars dhe Hëna Rozë në prill.

Për shkak të orbitës eliptike të Hënës, distanca e saj nga Toka ndryshon vazhdimisht. Pikërisht kjo bën që disa hëna të plota të jenë superhëna – më afër Tokës, më të mëdha dhe më të ndritshme në qiell. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement