Policia e Kosovës arrestoi një person: Kërkohet nga autoritetet e RMV-së për vrasjen e djeshme në Shkup - Gazeta Express
string(102) "policia-e-kosoves-arrestoi-nje-person-kerkohet-nga-autoritetet-e-rmv-se-per-vrasjen-e-djeshme-ne-shkup"

Maqedoni

Gazeta Express

02/01/2026 12:25

Policia e Kosovës arrestoi një person: Kërkohet nga autoritetet e RMV-së për vrasjen e djeshme në Shkup

Maqedoni

Gazeta Express

02/01/2026 12:25

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, përkatësisht njësiti i saj FAST, kanë identifikuar dhe arrestuar një të dyshuar i kërkuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, aludohet se bëhet fjalë për personin e arratisur, i cili është përfshirë në vrasjen në Çarshinë e Shkupit, raporton Portalb.mk. 

“Sot me datë 02.01.2026 rreth orës 00:30, zyrtarët policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet e Policisë Kufitare, kanë bërë identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar, shtetas turk, i kërkuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për veprën penale ‘Vrasje’ e ndodhur një ditë me herët në qytetin e Shkupit. Me urdhër të prokurorit personi i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë, për të vazhduar me procedurat tjera ligjore”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se në natën e Vitit të Ri, një person mbeti i vrarë, ndërsa një tjetër pësoi lëndime të rënda trupore në një incident që ndodhi në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, konfirmoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. Sipas tij, viktima është shtetas turk dhe vepra penale është kryer me mjet të mprehtë.

“Kemi një person të vdekur dhe një person me lëndime të rënda trupore. Si vrasja ashtu edhe lëndimi i rëndë trupor janë kryer me thikë. Ka persona të dyshuar, por për momentin nuk mund të jap më shumë detaje, pasi njëri prej tyre është në arrati,” deklaroi Toshkovski.

Advertisement
Advertisement
Advertisement