U importuara nga Polonia, AUV’i asgjëson 19200 kilogramë mish pule - Gazeta Express
string(64) "u-importuara-nga-polonia-auvi-asgjeson-19200-kilograme-mish-pule"

Lajme

Gazeta Express

01/01/2026 15:11

U importuara nga Polonia, AUV’i asgjëson 19200 kilogramë mish pule

Lajme

Gazeta Express

01/01/2026 15:11

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka njoftuar se janë asgjësuar 19200 kilogramë mish pule.

Në njoftim shtohet se, në këtë ngarkesë të mishit të pulës të importuar nga Polonia është konstatuar prania e bakterit Salmonella spp.

Komunikata:

Prishtinë, 31 dhjetor 2025                 

AUV asgjëson 19200 kg mish pule

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njofton opinionin publik se, me kërkesë të kompanisë APETIT dhe në kuadër të kontrollit zyrtar të realizuar nga inspektorët e AUV-së, në një ngarkesë të mishit të pulës të importuar nga Polonia, nga kompania APETIT Sh.p.k., Vushtrri, është konstatuar prania e bakterit Salmonella spp.

Menjëherë pas konstatimit të këtij rasti, sasia e përgjithshme prej 19,200 kg mish pule është asgjësuar, në përputhje të plotë me procedurat ligjore në fuqi dhe standardet e sigurisë ushqimore.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë vazhdon të monitorojë situatën me vëmendje të shtuar dhe të bashkëpunojë ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, si dhe me operatorët ekonomikë që merren me importin e mishit, me qëllim të identifikimit dhe parandalimit të rasteve të ngjashme.

AUV mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë ushqimore dhe në ofrimin e produkteve që janë në përputhje me standardet evropiane, për mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve.

Advertisement
Advertisement
Advertisement