MPB me fushatë edukative: u thoni “JO” mjeteve piroteknike! - Gazeta Express
string(55) "mpb-me-fushate-edukative-u-thoni-jo-mjeteve-piroteknike"

Maqedoni

Gazeta Express

31/12/2025 11:40

MPB me fushatë edukative: u thoni “JO” mjeteve piroteknike!

Maqedoni

Gazeta Express

31/12/2025 11:40

Klinika e Kirurgjisë Plastike, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka finalizuar fushatën edukative në shkollat e mesme dhe fillore për ngritjen e vetëdijes mbi rreziqet nga përdorimi i fishekzjarreve dhe petardave. Fushata zhvillohet nën moton: “Krijoni kujtime pa lëndime – thoni JO mjeteve piroteknike!”.

Mjekët nga Klinika e Kirurgjisë Plastike theksojnë se vitet e fundit kanë qenë dëshmitarë të lëndimeve kërcënuese për jetën, të shkaktuara nga shpërthimi i petardave. Petardat nuk janë lodër, përdorimi i tyre është i ndaluar dhe mund të shkaktojë lëndime serioze të syve, të pëllëmbëve, djegie si dhe dëmtime të rënda trupore nga përdorimi i paautorizuar i mjeteve piroteknike.

Me këtë rast, Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, u bën apel qytetarëve që gjatë festave të mos përdorin mjete piroteknike, pasi ato mund të çojnë në pasoja serioze për shëndetin, madje edhe në invaliditet të përhershëm.

Advertisement
Advertisement
Advertisement