Numërimi i votave ndalet sot në ora 12:00, rifillon më 1 janar në orën 16:00 - Gazeta Express
string(73) "numerimi-i-votave-ndalet-sot-ne-ora-1200-rifillon-me-1-janar-ne-oren-1600"

Lajme

Gazeta Express

31/12/2025 7:35

Numërimi i votave ndalet sot në ora 12:00, rifillon më 1 janar në orën 16:00

Lajme

Gazeta Express

31/12/2025 7:35

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve para disa ditësh, ka përcaktuar orarin e numërimit të votave gjatë ndërrimit të viteve, duke vendosur që procesi të zhvillohet me pauzë të shkurtër për festat e fundvitit.

Në mbledhjen e kaluar, KQZ-ja vendosi që më 31 dhjetor numërimi të vazhdojë deri në ora 12:00, për t’u ndërprerë për pjesën tjetër të ditës, ndërsa puna do të rifillojë më 1 janar nga ora 16:00.

Vendimi është marrë pas diskutimeve në Këshillin për Operacione Zgjedhore dhe ka nxitur debat mes anëtarëve të KQZ-së lidhur me angazhimin e stafit gjatë festave.

Advertisement
Advertisement
Advertisement