Lushtaku: Bedriu është kryetar, por unë s'e uroj kurrë Kurtin, ai është e keqja më e madhe ndonjëherë - Gazeta Express
string(97) "lushtaku-bedriu-eshte-kryetar-por-une-se-uroj-kurre-kurtin-ai-eshte-e-keqja-me-e-madhe-ndonjehere"

Lajme

Gazeta Express

29/12/2025 17:52

Lushtaku: Bedriu është kryetar, por unë s’e uroj kurrë Kurtin, ai është e keqja më e madhe ndonjëherë

Lajme

Gazeta Express

29/12/2025 17:52

Kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku tha se nuk mund ta urojë asnjëherë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për fitoren në zgjedhjet parlamentare të së dielës.

Ai u pyet në një lidhje direkte në Frontal në T7 nëse do ta urojë Kurtin për fitoren, siç bëri në një konferencë për media sot më herët, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza.

“Jo, absolut jo. Ai ia ka vjedhë votat edhe kandidatit të PDK-së në Mitrovicë”, tha Lushtaku.

“Bedriu është kryetar i partisë, kurse unë e kam mendimin tim personal. Unë asnjëherë nuk ia uroj, as nuk ia uroj as nuk dëshiroj që Albin Kurti të jetë kryeministër i vendit, sepse unë konsideroj që kjo është e keqja më e madhe e Republikës së Kosovës ndonjëherë”, tha ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement