LVV 50%, Lushtaku: Ky është vendim i atyre që jetojnë nëpër Gjermani, Zvicër e Francë, jo i qytetarëve të Kosovës - Gazeta Express
string(108) "lvv-50-lushtaku-ky-eshte-vendim-i-atyre-qe-jetojne-neper-gjermani-zvicer-e-france-jo-i-qytetareve-te-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

29/12/2025 17:40

LVV 50%, Lushtaku: Ky është vendim i atyre që jetojnë nëpër Gjermani, Zvicër e Francë, jo i qytetarëve të Kosovës

Lajme

Gazeta Express

29/12/2025 17:40

Fituesin e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit ia sollën “ata që jetojnë në Gjermani, Zvicër e Francë”, tha kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku në një lidhje direkte në Frontal në T7.

Lushtaku tha se “nuk e di ndonjë projekt që Vetëvendosja apo ky Albini e ka bërë në Kosovë”.

“Ky është vendim i atyre që jetojnë nëpër Gjermani, Zvicër e Francë. Ky nuk besoj që është mendim dhe vendim i qytetarëve të Kosovës”, tha ai.

“Nuk e shoh ndryshe. Ne e dimë shumë mirë. Me secilin që kemi pasë komunikim, të gjithë e kanë vërtetu që Vetëvendosja apo Albini asnjë punë të hajrit s’e kanë bërë në këtë vend”, shtoi Lushtaku.

Advertisement
Advertisement
Advertisement