Arrestohet Millosh Steviq “Grebeni” - "dora e djathtë e Radoiçiqit", dyshohet se shantazhoi për vota - Gazeta Express
string(93) "arrestohet-millosh-steviq-grebeni-dora-e-djathte-e-radoiciqit-dyshohet-se-shantazhoi-per-vota"

Lajme

Gazeta Express

28/12/2025 16:39

Arrestohet Millosh Steviq “Grebeni” – “dora e djathtë e Radoiçiqit”, dyshohet se shantazhoi për vota

Lajme

Gazeta Express

28/12/2025 16:39

Policia e Kosovës ka arrestuar sot Millosh Steviq, për shkak të dyshimit për ushtrim të ndikimit, presionit dhe orientimit të votës përmes shantazhit.

Burime të KosovaPress-it brenda Policisë të Kosovës bëjnë të ditur se i njëjti është shoqëruar në stacion policor në Graçanicë.

“I njëjti është duke u intervistuar për shkak të dyshimit për ushtrim të ndikimit, presionit dhe orientimit të votës përmes detyrimit dhe shantazhit”, ka thënë i njëjti derisa ka shtuar se Steviq është “dora e djathtë e Milan Radoiçiqit”.

Policia ka sekuestruar edhe një fletore të shënimeve, me kandidatë të Listës Serbe, dhe KosovaPress ka siguruar fotografinë.

Atij i janë gjetur edhe para, të gjitha në kartëmonedha 20-she dhe 50-she.

Advertisement
Advertisement
Advertisement