Voton edhe Limaj: Vendimmarrja sot është në dorën e çdo qytetari për t'i dhënë një mundësi dhe shpresë zhvillimit të Kosovës - Gazeta Express
string(122) "voton-edhe-limaj-vendimmarrja-sot-eshte-ne-doren-e-cdo-qytetari-per-ti-dhene-nje-mundesi-dhe-shprese-zhvillimit-te-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

28/12/2025 11:26

Voton edhe Limaj: Vendimmarrja sot është në dorën e çdo qytetari për t’i dhënë një mundësi dhe shpresë zhvillimit të Kosovës

Lajme

Gazeta Express

28/12/2025 11:26

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka votuar pak më parë në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe vajza e tij.

Pasi hodhi votën në kuti, Limaj u deklarua para mediave.

“Sot një ditë e rëndësishme për demokracinë e Kosovës, për shtetin tonë. Sot është dita e vendimmarrjes të çdo qytetari për ta bërë këtë shtet më të pjekur, më të fortë, më konsistent, më funksional. Vendimmarrja sot është në dorën e çdo qytetari për t’i dhënë një mundësi dhe shpresë zhvillimit të shtetit të Kosovës”, tha Limaj. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement