Kurti do "Kurti 3" por jo me koalicione: Nuk po e shoh se si është e mundshme bashkëqeverisja - Gazeta Express
string(91) "kurti2-do-kurti-3-por-jo-me-koalicione-nuk-po-e-shoh-se-si-eshte-e-mundshme-bashkeqeverisja"

Lajme

Gazeta Express

27/12/2025 22:59

Kurti do “Kurti 3” por jo me koalicione: Nuk po e shoh se si është e mundshme bashkëqeverisja

Lajme

Gazeta Express

27/12/2025 22:59

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se atij dhe partisë që udhëheq ai i duhet një fitore mbi 50% në zgjedhjet e nesërme.

Kështu ka deklaruar ai gjatë një interviste në RTK, ku ka shtuar edhe se, sipas Kurtit, vetëm me një legjitimitet të tillë LVV mund të ndërmarrë vendimet e nevojshme për siguri, begati dhe zhvillim ekonomik, pa pengesa politike dhe burokratike.

Kreu i LVV-së, Albin Kurti, ka folur për mundësinë e bashkëpunimit me partitë tjera politike, por ka theksuar se aktualisht i duhet një fitore mbi 50%.

“Me gjithë intoksikimin e atmosferës, unë nuk po e shoh se si është e mundshme bashkëqeverisja. Në anën tjetër, nëse nuk kemi qeveri edhe për dy muaj si qeveri në detyrë, me vetëm një të 12-in e buxhetit, mund të kemi buxhet. Por në mars ngelim pa asgjë, duke shtuar faktin se më 4 mars është afati kur duhet të zgjidhet ose rizgjidhet presidenti. Ne kemi obligim për bashkëpunim, sidomos në fazat e mëvonshme, mirëpo tani na duhet fitore mbi 50% që të ecim mbarë, mirë dhe shpejt.”

Kurti ka përmendur gjithashtu shembullin e formimit të qeverisë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, kur LVV ishte fituesi i qartë dhe qeveria u formua shpejt.

Advertisement
Advertisement
Advertisement