“Qeveria nuk ka të drejtë të abuzojë me buxhetin e shtetit – Përpjekjet për të blerë simpatinë nuk i zgjidhin problemet”, Vlora Çitaku - Gazeta Express
string(129) "qeveria-nuk-ka-te-drejte-te-abuzoje-me-buxhetin-e-shtetit-perpjekjet-per-te-blere-simpatine-nuk-i-zgjidhin-problemet-vlora-citaku"

Lajme

Gazeta Express

27/12/2025 21:08

“Qeveria nuk ka të drejtë të abuzojë me buxhetin e shtetit – Përpjekjet për të blerë simpatinë nuk i zgjidhin problemet”, Vlora Çitaku

Lajme

Gazeta Express

27/12/2025 21:08

Vlora Çitaku, kandidate për deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, ka kritikuar vendimin e qeverisë për të ndarë 100 euro, duke thënë se kjo qasje s’i zgjidh problemet afatgjate.

Ajo ka thënë edhe se qeveria nuk ka të drejtë të abuzojë me buxhetin e shtetit.

‘Asnjëri prej nesh nuk do të mund të gjejë një projekt të madh kapital të rëndësishëm që e ka kryer kjo qeveri dhe kanë menaxhuar miliarda euro. Të dilet publikisht nga ana e qeverisë dhe të thuhet ‘votoni me 28, ndërkohë me 29 ua japim nga 100 euro’’, kjo është përpjekje për korruptim të votës së qytetarëve. Qeveria nuk ka të drejtë të abuzojë me buxhetin e shtetit, nuk janë para personale ato. Ofertat për 100 euro, përpjekjet për të blerë një lloj simpatie, nuk zgjidhin problemet afatgjate’’, ka deklaruar ajo.,

Advertisement
Advertisement
Advertisement