Ahmet Isufi, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, para 20 viteve, më saktë me 8 mars të 2005, kishte dhënë dorëheqjen nga posti i Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Këtë dorëheqje, Isufi e kishte bërë për shkak të dorëheqjes së kryeministrit asokohe, Ramush Haradinajt, nga ftesa dhe akuzat e ngritura nga gjykata e Hagës.
Isufi e kishte dhënë dorëheqjen si akt moral.