Qëndrim Kryeziu, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, ka thënë se pushteti ‘’në ike po e përdor RTK’në’’, duke e vlerësuar këtë gjë si të papranueshme.
Ai ka thënë edhe se, intervista e paralajmëruar e Albin Kurtit për sonte, ‘’ nuk është informim për qytetarët, por vazhdim i një fushate mashtrimi dhe propagande, e ndërtuar mbi kapjen e institucioneve që duhet të jenë të pavarura’’.
Postimi:
Si kandidat i PDK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit, e konsideroj të papranueshme mënyrën se si pushteti në ikje po e përdor RTK-në në ditët vendimtare të fushatës. Televizioni publik nuk është pronë e qeverisë dhe as megafon i Albin Kurtit.
Intervista e paralajmëruar sonte nuk është informim për qytetarët, por vazhdim i një fushate mashtrimi dhe propagande, e ndërtuar mbi kapjen e institucioneve që duhet të jenë të pavarura. Në ditën e fundit të fushatës, RTK duhej të ishte platformë e barabartë për të gjithë subjektet politike, jo strehë e privilegjuar për kryeministrin në ikje.
Kjo sjellje tregon frikë nga përballja, frikë nga debati dhe mungesë respekti për demokracinë. Qytetarët meritojnë zgjedhje të ndershme, informim të paanshëm dhe institucione që u shërbejnë atyre, jo pushtetit.
Më 28 dhjetor, qytetarët kanë mundësinë ta ndalin këtë kapje dhe ta kthejnë shtetin në binarë normalë. PDK është alternativa e përgjegjshme dhe serioze për Kosovën.