Rayan Cherki ka shkëlqyer në fitoren e Manchester Cityt në udhëtim te Nottingham Foresti.
City i Guardiolës fitoi 2-1, me francezin Cherki që pati paraqitje të madhe.
22-vjeçari fillimisht asistoi për golin e Tijjani Reijnders në minutën e 48-të, e më pas shënoi edhe vetë.
Mirëpo, para golit të tij, Nottinghami e barazoi rezultatin përmes Omari Hutchinson në minutën e 54-të të ndeshjes.
Cherki u bë heroi i Cityt për sot, duke shënuar në minutën e 83-të një gol të bukur, për fitoren e “Cityzens” në udhëtim.
Me këtë fitore, City shkon në kuotën e 40 pikëve në vendin e parë në tabelë, me një ndeshje më shumë se Arsenali, që ka 39 pikë.
Ndërkohë, Nottinghami është në vendin e 17-të me 18 pikë të tubuara, pesë më shumë se West Hami në vendin e 18-të.
Arsenali në anën tjetër luan sonte, me fillim nga ora 16:00 ndaj Brightonit në “Emirates Stadium”./GazetaExpress/