Lladrovci: Sala Jashari në Parlament do të jetë zë dhe emër i përveçëm - Gazeta Express
string(69) "lladrovci-sala-jashari-ne-parlament-do-te-jete-ze-dhe-emer-i-pervecem"

Zgjedhjet

Gazeta Express

27/12/2025 13:43

Lladrovci: Sala Jashari në Parlament do të jetë zë dhe emër i përveçëm

Zgjedhjet

Gazeta Express

27/12/2025 13:43

Ramiz Lladrovci ka promovuar profilin e kandidates së PDK-së, Sala Jashari, për të cilën ka theksuar se në Parlamentin e Republikës, ajo do të jetë zë dhe emër i përveçëm.

Postimi i Lladrovcit në FB:

Vota për Sala Jasharin, është votë për një vajzë shumë të edukuar, me emrin e mbiemrin emblematik nga familja e madhe nga Prekazi, të dëshmuar me gjenerata për atdhetarizëm. Në Parlamentin e Republikës, do të jetë zë dhe emër i përveçëm, i një kujtese të sakrificës mbinjerëzore për liri, të besimit në punën dhe fjalën e dhënë për Kosovën tonë.

Sala Jashari ka dëshmuar se di dhe do të kontribuojë që Parlamenti të jetë më shumë zë i të rinjve, më shumë të përkushtuar për zhvillimin e Kosovës, për të ruajtur e promovuar vlerat e shtetit të ngritur e të ndërtuar mbi vlerat e veprimtarisë atdhetare, të burrave dhe grave që dhanë gjithçka për atdheun.

Sala, meriton të jetë aty ku diskutohet, ku punohet dhe nga ku marrin hov ligjet për Republikën e Kosovës. Bashkë. Përpara.

#130

#BedriHamza1

#SalaJashari9

Advertisement
Advertisement
Advertisement