“Nëse premtimi kryesor është rritja e pagave, po flasim të gjithë njejtë –  Kur flasim për energji e për NATO po flasim për mirëqenie”, Ardian Gjini - Gazeta Express
string(141) "nese-premtimi-kryesor-eshte-rritja-e-pagave-po-flasim-te-gjithe-njejte-kur-flasim-per-energji-e-per-nato-po-flasim-per-mireqenie-ardian-gjini"

Lajme

Gazeta Express

26/12/2025 22:39

“Nëse premtimi kryesor është rritja e pagave, po flasim të gjithë njejtë –  Kur flasim për energji e për NATO po flasim për mirëqenie”, Ardian Gjini

Lajme

Gazeta Express

26/12/2025 22:39

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, i ftuar në Pressing në T7, ka folur për programin qeverisës të kësaj partie, duke thënë se duhet rritur kapacitetet energjetike, si dhe të duhet përfundohet kapitulli i sigurisë në Kosovë.

Për këtë të fundit, Gjini ka thënë se ky kapitull përfundohet vetëm në NATO.

‘’Na e dimë që duhet me u rrit pagat, kanë me u rrit pagat, pensionet, në këto rrethana premtimi kryesor veç rritja e pagave, jemi tu fol gjithë njëjtë. E dimë që është rritë kostoja e jetës, e dimë që shporta ka psu ngritje serioze. E kemi premtim edhe sigurimin shëndetësor, është mëkat që nuk ka ndodh me asnjë qeverisje të majtë. Kur ne flasim për energji edhe për NATO, mundemi me përkthy edhe në mirëqenie. Pa energji nuk kemi as zhvillim ekonomik, jemi të varur. Pa siguri, nëse nuk perceptohet Kosova si e sigurt, prapë kemi ngërçe në investim. Edhe jemi tu e pa që kemi pak investim. Po portretizohet vendi ynë si vend jo stabil, që ka kriza, që mundet me pas luftë. Duhet me u mbyll këta kapituj nëse mendojmë afatgjatë për zhvillimin e Kosovës. Duhet me i ndërtuar kapacitet energjetike se nuk guxojmë me vazhduar njëjtë, edhe tjetra duhet me përfundu kapitullin e sigurisë në Kosovë, përfundimi i kapitulli është vetëm NATO’ja’’, ka thënë ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement