Ardian Gjini, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i ftuar në Pressing në T7, ka folur për zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke u shprehur se kjo parti e ka një prej listave më të mira që i kanë pasur qe një kohë të gjatë.
Gjini ka thënë edhe se, lista e AAK’së ka njerëz më shumë përvojë dhe e cila i mbulon të gjitha zonat e vendit.
‘’Kanë ndodh disa ngjarje, votuesi tradicional nuk e ka pranu atë sulm ndaj Ramush Haradinajt. Edhe ata që nuk e votojnë e konsiderojnë Ramush Haradinajn hero, është hero i luftës. Çështja tjetër është që kanë ndodh disa dëshmi në Hagë, të cilat i kanë thirr disa sentimente interesante. U desht një Rubin e Clark me tregu që këta njerëz e kanë pas kulmin e vetëdijes individuale, nacionale e patriotike. Lista e AAK është një prej listave më të mira që i kemi prodhu që një kohë të gjatë. Amo, unë personalisht jam tepër i lumtur me këtë listë. Ka edhe njerëz më shumë përvojë, që kanë përvoja të jashtëzakonshme. Është goxha kualitative, moti s’kemi prodhu listë me një shpërndarje të tillë ku mbulohen të gjitha zonat e Kosovës, nuk kemi zonë që nuk e ka një kandidat i cili lidhet me ta’’, ka thënë ai.