“Në 2018 filluam me realizimin e këtij plani ku janë pajisjet e trajnimi – Mirë është të mos tregojmë shumë çka kemi”, Gjenerali Gëzim Hazrolli për ekspozimin e armëve - Gazeta Express
string(163) "ne1-2018-filluam-me-realizimin-e-ketij-plani-ku-jane-pajisjet-e-trajnimi-mire-eshte-te-mos-tregojme-shume-cka-kemi-gjenerali-gezim-hazrolli-per-ekspozimin-e-armeve"

Lajme

Gazeta Express

26/12/2025 21:00

“Në 2018 filluam me realizimin e këtij plani ku janë pajisjet e trajnimi – Mirë është të mos tregojmë shumë çka kemi”, Gjenerali Gëzim Hazrolli për ekspozimin e armëve

Lajme

Gazeta Express

26/12/2025 21:00

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, gjenerali Gëzim Hazrolli, i ftuar në Pressing në T7, ka folur për kapacitet që ka FSK’ja, si dhe armatimet e marra kohëve të fundit.

Ai ka thënë se FSK ka atribute të jashtëzakonshme të përvojës, dhe se deri më tani është arrit shumë.

Sa i përket ekspozimit të kapaciteteve të FSK’së, Hazrolli ka deklaruar se ‘’mirë është që të mos tregojmë shumë çka kemi’’, pasi që, asnjë prej ushtrive të botës nuk i ekspozon realisht kapacitetet e saj.

‘’Mendoj që FSK ka atribute të jashtëzakonshme të përvojës. Kemi arrit shumë, duhet të reflektojmë mbi këtë që kemi arrit, por asnjëherë nuk është mjaft. Profesionalizimi dhe kapacitet e nevojshme në vend, po e shohim sot me kërcënimet sot që janë në botë, edhe shtetet si Gjermania kanë kërkesë për rritje të kapaciteteve. E para armatimet kanë fillu të prokurohen, ose me buxhetin e Kosovës kemi fillu qe nga vitit 2009. Unë kam qenë i angazhuar me detyrë me i bë testimet dhe të merrem me përzgjedhjen e armatimeve që na u kanë dashtë nga viti 2009. Tani jemi në fazën e plotësimit të këtij plani, planit gjithëpërfshirës të tranzicionit që e obligon qeverinë tonë që duhet t’i përmbahemi. Është një lehtësim, ose një lejim prej SHBA’ve ose partnerëve të tjerë që të avancojmë mbi bazën e mundësive buxhetore që i kemi. Këto kanë qenë të planifikuara. Në vitin 2018 kemi filluar me realizimin e këtij plani. Te aspekti i ekspozimit, është një kulturë ushtarake, dhe mirë është që mos të tregojmë shumë se çka kemi. Asnjë prej ushtrive të botës nuk merret me ekspozimin real të kapaciteteve që i kemi. Është mirë që prej shumë sistemeve që janë ble, përsëri janë në atë plan.

Advertisement
Advertisement
Advertisement