"Rritje, profesionalizim dhe planifikim afatgjatë në sport", profa Bylbyl Sokoli do të jetë zë i sportistëve në Parlamentin e Kosovës - Gazeta Express
string(129) "rritje-profesionalizim-dhe-planifikim-afatgjate-ne-sport-profa-bylbyl-sokoli-do-te-jete-ze-i-sportisteve-ne-parlamentin-e-kosoves"

Zgjedhjet

Gazeta Express

26/12/2025 20:38

“Rritje, profesionalizim dhe planifikim afatgjatë në sport”, profa Bylbyl Sokoli do të jetë zë i sportistëve në Parlamentin e Kosovës

Zgjedhjet

Gazeta Express

26/12/2025 20:38

Bylbyl Sokoli do të jetë prapë kandidat për deputet të Parlamentit të Republikës së Kosovës përmes Lëvizjes Vetëvendosje!

Në tentimin e parë u zgjodh me sukses deputet me mbi 20 mijë vota, por që për fat të keq të tij nuk u formua Qeveria, ndonëse u konstituua Parlamenti.

E tash, “Profa” do t’ia mësyjë përsëri Parlamentit, ndërsa shihet si një shpresë dhe një zë i fuqishëm dhe një përfaqësues i sportit dhe i sportistëve kosovarë në Kuvend.

Më poshtë mund ta lexoni programin dhe punën që premton se do ta kryejë trajneri i njohur i futbollit dhe njëherësh pedagogu universitar nëse i besohet vota në zgjedhjet parlamentare të 28 Dhjetorit në Kosovë.

“Përshëndetje,

Dua t’i falënderoj sinqerisht qytetarët, votuesit dhe anëtarët e Lëvizja

Vetëvendosje për besimin që ma keni dhënë në këtë rrugëtim timin politik.

Unë vij nga sporti. Gjithë jetën time profesionale e kam kaluar në sport – si

pedagog universitar, si trajner dhe si ish-futbollist.

Angazhimi im në politikë ka ardhur natyrshëm, sepse për herë të parë sporti është trajtuar seriozisht në nivel qeveritar.

Në këto vite të qeverisjes së udhëhequr nga Albin Kurti, investimet në sport kanë nisur dhe kanë krijuar një bazë të rëndësishme. Tash jemi në fazën tjetër: rritje, profesionalizim dhe planifikim afatgjatë.

Në mandatin që vjen, fokusi im do të jetë i qartë:

– rritja e investimeve në sport,

– përmirësimi i kushteve për sportistët dhe klubet,

– dhe zhvillimi i hapësirave rekreative e sportive për qytetarët.

Synimi është i thjeshtë: një shoqëri më aktive, më e shëndetshme dhe me më shumë mundësi për të rinjtë tanë. Sporti nuk është luks — është investim në

shëndet, edukim dhe mirëqenie

Faleminderit për besimin. Punën e nisur do ta çojmë përpara, me përgjegjësi dhe

profesionalizëm.”

Advertisement
Advertisement
Advertisement