Haradinaj nga tubimi në Junik: Qytetarët me halle e të rinjtë po ikin, nevojë urgjente që shteti t'iu dalë në krah - Gazeta Express
string(111) "haradinaj-nga-tubimi-ne-junik-qytetaret-me-halle-e-te-rinjte-po-ikin-nevoje-urgjente-qe-shteti-tiu-dale-ne-krah"

Lajme

Gazeta Express

26/12/2025 17:29

Haradinaj nga tubimi në Junik: Qytetarët me halle e të rinjtë po ikin, nevojë urgjente që shteti t’iu dalë në krah

Lajme

Gazeta Express

26/12/2025 17:29

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkruar pas tubimit që sot partia e tij ka mbajtur në Junik.

Haradinaj ka thënë se në tubim kanë folur për problemet e hallet e përditshme të qytetarëve dhe për sfidat që po i rëndojnë familjet.

Postimi i plotë:

Malet dhe kullat e Junikut janë frymë e qëndresës dhe e krenarisë kombëtare dhe pikërisht me gjithë këtë madhështi, ky qytet sot na priti.

U fol për hallet e përditshme të qytetarëve, për sfidat që po i rëndojnë familjet, për të rinjtë që kërkojnë perspektivë në vendin e tyre dhe për nevojën urgjente që shteti të jetë krah qytetarit. U fol për sigurinë, për zhvillimin ekonomik, për dinjitetin e punëtorit, për bujkun, për mësuesin, për mjekun, për veteranin dhe për secilin që e mban këtë vend gjallë me punë e sakrificë.

Junik, faleminderit për mikpritjen, për besimin dhe për forcën që na dhatë!

Advertisement
Advertisement
Advertisement