Visar Azemi akuzon Vetëvendosjen për mjerimin energjetik: Çoi miliona euro jashtë Kosovës, qytetarët paguajnë faturat e shtrenjta - Gazeta Express
string(127) "visar-azemi-akuzon-vetevendosjen-per-mjerimin-energjetik-coi-miliona-euro-jashte-kosoves-qytetaret-paguajne-faturat-e-shtrenjta"

Lajme

Gazeta Express

26/12/2025 16:26

Visar Azemi akuzon Vetëvendosjen për mjerimin energjetik: Çoi miliona euro jashtë Kosovës, qytetarët paguajnë faturat e shtrenjta

Lajme

Gazeta Express

26/12/2025 16:26

Për 4 vjet Albin Kurti ka blerë rrymë mbi 800 milionë euro, thotë kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Visar Azemi.

Sipas tij, me një investim prej 500 milionë sot do ta kishim centralin me gaz.

“A e dini sa para ka paguar kjo Qeveri për import të rrymës? Mbi 800 milionë euro  për 4 vjet. Me një investim prej 500 milionë eurove, sot do ta kishim centralin me gaz dhe Kosova nuk do të varej më nga importi i Vuk Hamoviqit. Pra, nuk është që s’kemi pasë mundësi si shtet”, thotë Azemi në videon e publikuar në Facebook.

Azmi thotë se kjo Qeveri ka vendosur t’i çojë paratë jashtë vendit.

“Mjerim! E këtë çmim po e paguajmë të gjithë ne me faturat e shtrenjta për çdo muaj. Me këto politika të mbrapshta, përfitojnë veç armiqtë e Kosovës. Mos të harrojmë, energjia është siguri kombëtare, dhe me ndërtimin e centralit me gaz, Kosova nuk do të varet më nga Serbia. Kosovës i duhet pavarësi energjetike, e LDK është garant i saj”, thotë Azemi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement