Burim Ramadan: Programi i AAK-së për mbrojtje dhe siguri është i pakrahasueshëm, jemi në krah të mbrojtjes e sigurisë së shtetit - Gazeta Express
string(126) "burim-ramadan-programi-i-aak-se-per-mbrojtje-dhe-siguri-eshte-i-pakrahasueshem-jemi-ne-krah-te-mbrojtjes-e-sigurise-se-shtetit"

Zgjedhjet

Gazeta Express

26/12/2025 14:28

Burim Ramadan: Programi i AAK-së për mbrojtje dhe siguri është i pakrahasueshëm, jemi në krah të mbrojtjes e sigurisë së shtetit

Zgjedhjet

Gazeta Express

26/12/2025 14:28

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Burim Ramadan, ka theksuar rëndësinë e mbrojtjes dhe sigurisë si prioritet kryesor të partisë së tij, duke ftuar qytetarët që t’i japin përkrahje në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ramadan ka bërë të ditur se programi i AAK-së në këtë fushë është i pakrahasueshëm me të tjerët dhe se partia ka ekspertizën dhe konceptin më të mirë për të garantuar qëndrueshmërinë e shtetit.

Ai ka nënvizuar se mbrojtja dhe siguria janë baza e stabilitetit të Kosovës dhe se AAK është e përkushtuar të punojë në këtë drejtim.

“Ju ftoj të na votoni #AAK129 për të na dhënë mundësinë që ta zbatojmë këtë program. Ne jemi në krah të mbrojtjes e sigurisë së shtetit,” ka deklaruar Ramadan.

Advertisement
Advertisement
Advertisement