Abdixhiku: Vendi ka nevojë për punë konkrete, me LDK-në rrugët kryesore të Kosovës do të përfundojnë brenda një mandati - Gazeta Express
string(117) "abdixhiku-vendi-ka-nevoje-per-pune-konkrete-me-ldk-ne-rruget-kryesore-te-kosoves-do-te-perfundojne-brenda-nje-mandati"

Lajme

Gazeta Express

26/12/2025 13:39

Abdixhiku: Vendi ka nevojë për punë konkrete, me LDK-në rrugët kryesore të Kosovës do të përfundojnë brenda një mandati

Lajme

Gazeta Express

26/12/2025 13:39

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka premtuar se rrugët kryesore të Kosovës do të përfundojnë brenda një mandati qeverisës nëse LDK merr udhëheqjen e qeverisë.

Abdixhiku theksoi se projektet si Unaza e Kryeqytetit, Autostrada e Anamoravës dhe magjistralet drejt Podujevës, Mitrovicës, Pejës e Gjakovës do të përfundojnë si pjesë e planit kombëtar të zhvillimit.

Ai nënvizoi se investimet në rrugë nuk janë vetëm infrastrukturë, por edhe ekonomi, vende pune dhe lehtësim për jetën e qytetarëve.

“Kosova ka nevojë për punë konkrete. Kosova ka nevojë për zhvillim. LDK do t’i përfundojë. Ky është plani ynë!”, tha Abdixhiku, duke u zotuar se ekipet e partisë do të jenë në terren ditë e natë për të realizuar këto projekte.

Advertisement
Advertisement
Advertisement