Kandidati i AAK-së për deputet, Lahi Brahimaj, ka njoftuar për tubimin përmbyllës që AAK do të mbajë sot në pallatin e kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë.
Ky takim do të mbahet në orën 17:45.
Brahimaj ka falendëruar të gjithë për mbështetjen dhe përkrahjen përgjatë kësaj kohe duke i ftuar të marrin pjesë në tubim.
“Takohemi në ora 17:45 te Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”!
Krah, si gjithmonë!”, ka shkruar ai