Hoxhaj: Fryma e ndryshimit po rritet në gjithë Kosovën, mbështetja për PDK-në është e madhe - Gazeta Express
string(89) "hoxhaj-fryma-e-ndryshimit-po-rritet-ne-gjithe-kosoven-mbeshtetja-per-pdk-ne-eshte-e-madhe"

Lajme

Gazeta Express

25/12/2025 23:44

Hoxhaj: Fryma e ndryshimit po rritet në gjithë Kosovën, mbështetja për PDK-në është e madhe

Lajme

Gazeta Express

25/12/2025 23:44

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se fryma e ndryshimit po rritet çdo ditë, vetëm tri ditë para zgjedhjeve, duke theksuar mbështetjen e fuqishme qytetare në disa qytete të Kosovës.

Pas publikimit të fotografive nga tubimet elektorale, Hoxhaj ka shkruar se përkrahja për PDK-në po vjen drejtpërdrejt nga qytetarët e Istogut, Skenderajt, Bubavecit, Ferizajt, Hanit të Elezit, Kaçanikut dhe Suharekës.

“Edhe 3 ditë. Fryma e ndryshimit po rritet. Le ta çojmë deri në fund. Kjo është mbështetja reale nga Istogu, Skenderaj, Bubaveci, Ferizaj, Hani i Elezit, Kaçaniku dhe Suhareka”, ka shkruar Hoxhaj.

Ai ka theksuar se këto tubime janë dëshmi e qartë e mobilizimit qytetar dhe besimit në vizionin e PDK-së për rikthimin e zhvillimit, stabilitetit dhe partneritetit ndërkombëtar të Kosovës.

Hoxhaj ka ftuar qytetarët që të vazhdojnë angazhimin deri në ditën e votimit, duke nënvizuar se ndryshimi kërkon pjesëmarrje dhe vendosmëri.

Advertisement
Advertisement
Advertisement