"As urën e Saradranit se meriton Kurti’, Valon Syla: Nëse i vihet emri urës në Mitrovicë, le të jetë Afrim Bunjaku - Gazeta Express
string(107) "as-uren-e-saradranitse-meriton-kurti-valo-syla-nese-i-vihet-emri-ures-ne-mitrovice-le-te-jete-afrim-bunjaku"

Lajme

Gazeta Express

25/12/2025 22:03

“As urën e Saradranit se meriton Kurti’, Valon Syla: Nëse i vihet emri urës në Mitrovicë, le të jetë Afrim Bunjaku

Lajme

Gazeta Express

25/12/2025 22:03

Gazetari e komentatori politik Valon A. Syla, deklaratat e Faton Pecit për emërtime të objekteve infrastrukturore me emër të liderit , në një paraqitje të ngathtë publike për mediat serbe edhe për shkak të anglishtes së tij të çalë i sheh në kuadër të fushatës elektorale, transmeton Gazeta Metro.

Jo vetëm sinjë përpjekje elektorale por edhe jo meritore e ofenduese për ata që sakrifikuan në krye të detyrës shkruan Syla të enjten.

“Nese duhet nje ure me emërtu në Veri apo Mitrovicë, ai është emri i heroit policit që ra në mbrojtje të Republikës Afrim Bunjaku…”

Të pamjaftueshme i konsideron të arriturat e Kurtit për të merituar një nderim të tillë të mundshëm sipas Sylës që shton se merita e tij është në fakt grabitja e keqpërdorimi i meritave të të tjerëve.

Pse çka paska bo Albin Kurti? Paska çu bakllavë te policia te Kroi i Vitakut. Apo ja paska fitu Pecit zgjedhjet. A kjo është kanari për me emërtu një urë me një njeri që edhe policët e heronjt i len pa rritje rrogash e pa sigurime… “As Urës së Staradranit se meriton ky… Lavdi për Afrim Bunjakun, Enver Zyberin dhe policët që ranê për Republikë, e jo për Albin Kurtin që kqyr me përfitu nga patriotizmi tjerëve.”

Advertisement
Advertisement
Advertisement