Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është renditur në vendin e parë në vlerësimin e programeve politike për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ky vlerësim është realizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) / Kosovo Law Institute, organizatë e specializuar në fushën e sundimit të ligjit, qeverisjes së mirë dhe politikave publike.
Sipas Besnik Tahirit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kjo renditje lidhet me vlerësimin e seriozitetit, koherencës dhe realizueshmërisë së programit politik.