Netanyahu publikon video me IA, fluturim me Trump pas bombardimit të centraleve bërthamore iraniane - Gazeta Express
string(98) "netanyahu-publikon-video-me-ia-fluturim-me-trump-pas-bombardimit-te-centraleve-berthamore-iraniane"

Lajme

Gazeta Express

25/12/2025 8:05

Netanyahu publikon video me IA, fluturim me Trump pas bombardimit të centraleve bërthamore iraniane

Lajme

Gazeta Express

25/12/2025 8:05

Për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe për Izraelin, ngjarja më e rëndësishme e vitit që po mbyllet mbetet bombardimi i objekteve bërthamore të Iranit, edhe pse sulmi u krye nga avionë amerikanë.

Megjithatë, ajo që pak kush do ta kishte parashikuar ishte publikimi i një videoje të shkurtër, të realizuar me inteligjencë artificiale dhe me “vulën” e zyrës së kryeministrit izraelit. Videoja, që zgjat vetëm gjashtë sekonda, paraqet Netanyahun duke “pilotuar” një bombardues amerikan B-2, i ngjashëm me ata që u përdorën në sulmet ndaj Iranit, krah për krah me presidentin amerikan Donald Trump.

Gjashtë muaj pas bombardimeve, të kryera gjatë luftës 12-ditore mes Izraelit dhe Iranit, burime ndërkombëtare raportojnë se Teherani praktikisht nuk ka më një program funksional bërthamor. Operacioni i avionëve amerikanë B-2 dyshohet se shkatërroi plotësisht objektin në Fordo, i ndërtuar thellë brenda malit, pa i lënë Iranit mundësi për një kundërpërgjigje ushtarake.

Advertisement
Advertisement
Advertisement