Policia identifikon shoferin që iku nga vendi i ngjarjes pas aksidentit me një këmbësor në Prishtinë - Gazeta Express
string(100) "policia-identifikon-shoferin-qe-iku-nga-vendi-i-ngjarjes-pas-aksidentit-me-nje-kembesor-ne-prishtine"

Lajme

Gazeta Express

24/12/2025 22:50

Policia identifikon shoferin që iku nga vendi i ngjarjes pas aksidentit me një këmbësor në Prishtinë

Lajme

Gazeta Express

24/12/2025 22:50

Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka identifikuar një person të dyshuar për përfshirje në një aksident trafiku me lëndime trupore, i cili ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Aksidenti ka ndodhur më 23.12.2025, në rrugën “Ali Aliu Kelmendi” në Prishtinë, ku janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit ishte larguar nga vendi i ngjarjes, ka njoftuar policia.

Policia konfirmon se pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, është arritur identifikimi i personit të dyshuar.

“I njëjti është intervistuar dhe ndaj tij kanë filluar procedurat ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement