Kur Old Trafford u pushtua nga Kaká: kujtimi i Scholes - Gazeta Express
string(53) "kur-old-trafford-u-pushtua-nga-kaka-kujtimi-i-scholes"

Sport

Gazeta Express

24/12/2025 21:56

Kur Old Trafford u pushtua nga Kaká: kujtimi i Scholes

Sport

Gazeta Express

24/12/2025 21:56

Paul Scholes ka rikujtuar një nga paraqitjet më mbresëlënëse në historinë e Old Trafford, atë të Kakás kundër Manchester United në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Ish-mesfushori anglez tregoi se Sir Alex Ferguson ua kishte bërë të qartë lojtarëve planin para ndeshjes ndaloni Kaká-n dhe do të shkoni në finale.

“Milani kishte yje si Nesta, Maldini, Seedorf, Pirlo dhe Inzaghi, por gjithçka rrotullohej rreth Kaká-s. Po përpiqeshim të ndalonim një lojtar nga një botë tjetër,” tha Scholes.

Ai shtoi se shumë pak lojtarë kanë lënë gjurmë në Old Trafford, por Kaká ishte një nga ato përjashtime të rralla që dominoi për 90 minuta të plota, duke shkruar historinë me fanellën me numrin 22. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement