Kandidati i PDK-së për deputet, Fetah Paçarizi, në një tubim elektoral ka shpalosur programin qeverisës së partisë së tij dhe kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza, për, siç tha ai, ta nxjerrë Kosovën nga “qorrsokaku” i futur nga Qeveria e Vetëvendosjes.
“Tubim mobilizues me banorët e lagjes time, me familje, miq e shok të cilët i falënderova për përkrahjen që më dhanë në zgjedhjet e 9 shkurtit ndërsa u zotuam që së bashku ta bëjmë ndryshimin emergjent të nevojshëm e të domosdoshëm për ta nxjerrë Kosovën nga ky qorrsokak që e ka futë qeverisja në largim!”
“Këtë tubim ma bënë edhe më të begatë koleget e kolegët kandidat për deputet nga lista jonë e PDK-së në Prizren ku dhe patëm rastin të mbajmë nga një fjalim para të pranishmëve për ta shpërfaqë programin e begatë të kryeministrit në ardhje z. Bedri Hamza. Faleminderit nga zemra të gjithëve veç e veç për prezencën, përkrahjen, mbështetjen dhe angazhimin! Bashkë dhe përpara Kosovës do ti kthehet stabiliteti, zhvillimi ekonomik e mirëqenia për qytetarët e vendit”, shkroi ai.
Paçarizi ka numrin 89 në listën e PDK-së.