Lahi Brahimaj: Ishim te dajtë e nënës Aze, te familja e persekutuar me histori luftërash, sakrifice e qëndrese - Gazeta Express
string(107) "lahi-brahimaj-ishim-te-dajte-e-nenes-aze-te-familja-e-persekutuar-me-histori-lufterash-sakrifice-e-qendrese"

Zgjedhjet

Gazeta Express

24/12/2025 14:14

Lahi Brahimaj: Ishim te dajtë e nënës Aze, te familja e persekutuar me histori luftërash, sakrifice e qëndrese

Zgjedhjet

Gazeta Express

24/12/2025 14:14

Kandidati i AAK-së për deputet, Lahi Brahimaj vizitoi një familje që tha se është persekutuar gjatë regjimit shovinist.

Ai shkroi në Facebook se u prit me “zemër të hapur e mikpritje tradicionale”.

“Gjithë jetën kam me mbajtë kokën lart se jam biri i Nënës Azë. Nëna Azë dëshmore e kombit simbol i sakrificës së heshtur dhe i qëndresës shqiptare brez pas brezi”.

“Sot ishim te dajtë e nënës Aze, në truallin e shenjtë ku ka lindur. Një familje e persekutuar gjatë regjimit shovinist, e shpërngulur me dhunë nga Toplica drejt Kosovës dhe e vendosur në Tërpez të Malishevës. Familje me histori luftërash, sakrifice dhe qëndrese”.

“U pritëm me zemër të hapur e mikpritje tradicionale: unë me djalin Altinin, bashkëluftëtarët Enver Hoti dhe Dardan Krasniqi”, shkroi Brahimaj.

Advertisement
Advertisement
Advertisement