Ismaili nga Gjilani: Programi i Bedri Hamzës i ul çmimet dhe faturat e energjisë elektrike - Gazeta Express
string(89) "ismaili-nga-gjilani-programi-i-bedri-hamzes-i-ul-cmimet-dhe-faturat-e-energjise-elektrike"

Lajme

Gazeta Express

24/12/2025 14:07

Ismaili nga Gjilani: Programi i Bedri Hamzës i ul çmimet dhe faturat e energjisë elektrike

Lajme

Gazeta Express

24/12/2025 14:07

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe i dyti në listën zgjedhore të kësaj partie për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, Uran Ismaili, ka vizituar sot qytetin e Gjilanit, ku paraditen e kaloi në takime me qytetarë në Tregun e Gjelbër.

Ismaili tha se gjatë bisedave me qytetarët, shqetësimi kryesor i tyre lidhet me rritjen e vazhdueshme të faturave të energjisë elektrike dhe çmimet e larta të produkteve bazike, të cilat po bëhen gjithnjë e më të papërballueshme për shumë familje, veçanërisht në këtë periudhë dimri.

Ai theksoi se programi i kandidatit për kryeministër Bedri Hamza ofron zgjidhje konkrete për këtë situatë. “Me programin e Bedri Hamzës, do ta heqim TVSH-në nga faturat e energjisë elektrike dhe nga produktet esenciale, në mënyrë që qytetarët të paguajnë më pak për rrymën dhe për gjërat bazike të përditshme”, tha Ismaili.

Sipas tij, këto masa synojnë uljen e kostos së jetesës dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve, duke i bërë ekonomitë familjare më të qëndrueshme.

Advertisement
Advertisement
Advertisement