Azemi: Kosova e ka një shans unike të investojë në turizëm dimëror, kemi në plan 80 milionë euro për Brezovicën - Gazeta Express
string(109) "azemi-kosova-e-ka-nje-shans-unike-te-investoje-ne-turizem-dimeror-kemi-ne-plan-80-milione-euro-per-brezovicen"

Zgjedhjet

Gazeta Express

24/12/2025 13:33

Azemi: Kosova e ka një shans unike të investojë në turizëm dimëror, kemi në plan 80 milionë euro për Brezovicën

Zgjedhjet

Gazeta Express

24/12/2025 13:33

Kandidati i LDK-së për deputet, Visar Azemi, tha se Kosova e ka një shans që të investojë në turizmin dimëror në Kosovë në mënyrë që turistët të vijnë edhe në Kosovë gjatë kësaj periudhe siç shkojnë në Shqipëri gjatë verës.

“Ashtu qysh na gjatë muajve të verës shkojmë në Shqipni, lëjmë paret atje në bregdet, e ndihmojmë turizmin shqiptar, tash na e kem një shans unike që me investu, me kthy turizmin, sidomos muajt e dimrit në Kosovë me Brezovicën. Jo veç për Shqipninë por edhe për vendet e rajonit, e që besa edhe për veti”.

Ai tha se LDK ka në programin që në Brezovicë të investojnë 80 milionë euro.

Azemi tha se këto para do të shkojnë “në zgjerimin e pistave të reja, në instalimin e teleferikëve modernë dhe në mundësitë për investime në hotelieri, në mënyrë që Brezovica me u kthy në destinacionin kryesor të rajonit për skijim”.

“Kjo qeveri nuk bëri asnjë investim në projekte kapitale, e tash është koha që me Lidhjen Demokratike të Kosovës t’i japim hov zhvillimit të vendit dhe këtyre investimeve. Brezovica do të jetë një nga projektet kryesore të saj”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement