Dy të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtare ekstradohen për në Kosovë - Gazeta Express
string(69) "dy-te-kerkuar-me-urdherarrest-nderkombetare-ekstradohen-per-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

24/12/2025 9:22

Dy të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtare ekstradohen për në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

24/12/2025 9:22

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka bërë ekstradimin e dy shtetasve  kosovarë,  L.V. 1990,   dhe A.M. 1991 njëri i ekstraduar nga Gjermania, ndërsa tjetri nga Franca për në Kosovë, pasi që të njëjtit ishin duke u kërkuar me urdhërarrrest ndërkombëtar.

Nga policia është theksuar edhe se të njëjtit dyshohet se ishin përfshirë në vepra penale të ndara dhe se të njëjtit i ishin shmangur drejtësisë.  

Njoftimi:

Ekstradohen për në Kosovë, dy persona të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Prishtinë, më 24 dhjetor 2025

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 23.12.2025  ka bërë ekstradimin e dy shtetasve  kosovarë,  L.V. 1990,   dhe A.M. 1991 njëri i ekstraduar nga Gjermania, ndërsa tjetri nga Franca për në Kosovë. Ky ekstradim u bë falë bashkëpunimit me këto dy shtete.

Të dyshuarit ishin  arrestuar nga autoritete gjermane përkatësisht ato franceze, pasi që të njëjtit kërkoheshin me urdhërarrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë të Republikës së Kosovës, pasi që të njëjtit dyshohet se ishin përfshirë në vepra penale të ndara dhe se të njëjtit i ishin shmangur drejtësisë.  

Të dyshuarit pas ekstradimit, u janë dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë në rajonin e Prishtinës, përkatësisht Gjilanit për vazhdim me procedurat tjera ligjore.

Advertisement
Advertisement
Advertisement