Qëndrim Kryeziu i reagon Kurtit: Trepça nuk negociohet në errësirë, nuk i nënshtrohet vullnetit të një njeriu - Gazeta Express
string(107) "qendrim-kryeziu-i-reagon-kurtit-trepca-nuk-negociohet-ne-erresire-nuk-i-nenshtrohet-vullnetit-te-nje-njeriu"

Lajme

Gazeta Express

23/12/2025 23:40

Qëndrim Kryeziu i reagon Kurtit: Trepça nuk negociohet në errësirë, nuk i nënshtrohet vullnetit të një njeriu

Lajme

Gazeta Express

23/12/2025 23:40

Kandidati i PDK-së për deputet, Qëndrim Kryeziu, i ka reaguar kryeministrit në detyrë Albin Kurti i cili deklaroi “një investim në Trepçë nga një korporatë e madhe e një shteti aleat”.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Qëndrim Kryeziu i ka reaguar Kurtit:

Albin Kurti duhet ta kuptojë një herë e mirë: me Trepçën nuk mund të sillet si me kontratat e errëta njëburimore që i ka mbyllur pa transparencë dhe pa llogaridhënie.

Trepça nuk është pronë e tij, as e qeverisë së përkohshme që po largohet. Trepça është aset kombëtar dhe strategjik i Kosovës.

Çdo korporatë që synon të investojë në Trepçë duhet të jetë e njohur publikisht, me kushte të qarta, me kontroll shtetëror dhe me përfitim të drejtpërdrejtë për qytetarët. Kjo kërkon debat publik dhe parlamentar, jo vendime të njëanshme dhe pazare të fshehta të kryeministrit në ikje.

Kurti flet për “korporatë nga një shtet aleat”, por nuk jep asnjë detaj: kush është, çfarë merr, çfarë kontrolli ka Kosova dhe çfarë rreziku afatgjatë bart kjo marrëveshje. Kjo nuk është qasje shtetërore. Kjo është centralizim i pushtetit dhe autokraci ekonomike.

Premtimet për dhjetëra miliona euro për skanime dhe investime, pa plan, pa dokumente dhe pa transparencë, janë vetëm propagandë elektorale. Trepça nuk ka nevojë për fjalime boshe, por për menaxhim profesional, zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtje të interesit kombëtar.

Qëndrimi im është i qartë:

Trepça nuk negociohet në errësirë, nuk i nënshtrohet vullnetit të një njeriu dhe nuk përdoret për marketing politik.

PDK do ta mbrojë Trepçën si pasuri kombëtare dhe çdo investim do të kalojë vetëm përmes transparencës së plotë dhe interesit të Kosovës

Reagimi i plotë:

Advertisement
Advertisement
Advertisement