Abdixhiku premton nga Mitrovica: Rrugën Prishtinë–Mitrovicë do ta bëjmë realitet - Gazeta Express
string(79) "abdixhiku-premton-nga-mitrovica-rrugen-prishtine-mitrovice-do-ta-bejme-realitet"

Lajme

Gazeta Express

23/12/2025 18:53

Abdixhiku premton nga Mitrovica: Rrugën Prishtinë–Mitrovicë do ta bëjmë realitet

Lajme

Gazeta Express

23/12/2025 18:53

Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, në tubimin e mbajtur në Mitrovicë, tha se Trepça nuk është barrë, por aset kombëtar.

Prandaj, duhet të rikthehet në zemër të zhvillimit industrial.

Abdixhiku pos kësaj, foli edhe për rrugën Prishtinë- Mitrovicë, që sipas tij, do të përfundohet me të Kryeministër.

“Trepça nuk është barrë – Trepça është aset strategjik kombëtar. Trepça duhet të rikthehet në zemër të zhvillimit industrial të Kosovës”, tha Abdixhiku.

Ai rrugën Prishtinë-Mitrovicë e quajti projekt jetik shtetëror.

“Rruga Prishtinë–Mitrovicë nuk është projekt periferik, është projekt jetik shtetëror. Kjo rrugë do të bëhet realitet”, përfundoi ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement