30 të burgosur përfundojnë me sukses programet rehabilituese në burgun e Smrekonicës - Gazeta Express
string(84) "30-te-burgosur-perfundojne-me-sukses-programet-rehabilituese-ne-burgun-e-smrekonices"

Lajme

Gazeta Express

23/12/2025 14:55

30 të burgosur përfundojnë me sukses programet rehabilituese në burgun e Smrekonicës

Lajme

Gazeta Express

23/12/2025 14:55

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Korrektuese Smrekonicë kanë përfunduar me sukses dy programe rehabilituese për të burgosurit, ku programi “Menaxhimi i Zemërimit” është ndjekur nga 20 të burgosur, ndërsa programi “Vendimmarrja Sociale” nga 10 të burgosur.

Në njoftim shtohet edhe se, programet janë zbatuar në përputhje me politikat rehabilituese, planprogramin institucional dhe standardet profesionale të trajtimit, dhe se, fokusi ka qenë zhvillimi i aftësive psikosociale, rritja e vetëkontrollit emocional, përmirësimi i sjelljes ndërpersonale dhe forcimi i aftësisë për marrjen e vendimeve të përgjegjshme dhe të ligjshme.

Njoftimi:

Përfunduan me sukses programet rehabilituese në QK-Smrekonicë

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se në Qendrën Korrektuese Smrekonicë kanë përfunduar me sukses dy programe rehabilituese për të burgosurit. Programi “Menaxhimi i Zemërimit” është ndjekur nga 20 të burgosur, ndërsa programi “Vendimmarrja Sociale” nga 10 të burgosur.

Programet janë zbatuar në përputhje me politikat rehabilituese, planprogramin institucional dhe standardet profesionale të trajtimit. Fokusi ka qenë zhvillimi i aftësive psikosociale, rritja e vetëkontrollit emocional, përmirësimi i sjelljes ndërpersonale dhe forcimi i aftësisë për marrjen e vendimeve të përgjegjshme dhe të ligjshme.

Zbatimi i programeve është realizuar nga zyrtarët socialë z. Tefik Halili, znj. Hidajete Hyseni, z. Nehat Haradinaj dhe znj. Lauretë Mlinaku, të cilët kanë kontribuar me përkushtim dhe profesionalizëm gjatë gjithë procesit.

Me rastin e përfundimit të programeve është organizuar ceremonia e shpërndarjes së certifikatave. Në këtë aktivitet morën pjesë Drejtoresha e Departamentit për të Burgosur dhe të Mitur, znj. Trëndelina Qorraj, Drejtori i institucionit z. Avni Miftari, si dhe zyrtarë të Qendrës Korrektuese Smrekonicë.

Gjatë ceremonisë u theksua rëndësia e programeve rehabilituese në përmirësimin e sjelljes së të burgosurve dhe në zvogëlimin e rrezikut të përsëritjes së veprave penale.

Ky aktivitet dëshmon angazhimin e vazhdueshëm institucional për avancimin e programeve rehabilituese dhe për trajtim profesional e human të të burgosurve, në funksion të rehabilitimit të qëndrueshëm dhe sigurisë publike.

Advertisement
Advertisement
Advertisement