Guri: Qëllimi është të kthehet shpresa, qytetarët po dalin jashtë vendit - Gazeta Express
string(70) "guri-qellimi-eshte-te-kthehet-shpresa-qytetaret-po-dalin-jashte-vendit"

Lajme

Gazeta Express

22/12/2025 22:23

Guri: Qëllimi është të kthehet shpresa, qytetarët po dalin jashtë vendit

Lajme

Gazeta Express

22/12/2025 22:23

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Paris Guri, tha se misioni i partisë së tij është “të kthehet shpresa te qytetarët”.

Ai në Pressing në T7 pohoi se “Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm, sidomos në sektorin e ICT-së”. Prandaj deklaroi se është e domosdoshme “rikthimi i shpresës që mos mi lënë të rinjtë me ikë”.

“Misionet kryesore me kthy shpresën, po mungon shpresa. Shpresa kthehet me shërimin e polarizimit të skajshëm në shoqëri..”, tha Guri.

Ai citoi një statistikë, duke thënë se në pesë vitete e VV-së “është numri më i lartë që qytetarët po dalin jashtë vendit…”.

“Shpresën po e gjejnë jashtë vendit”, tha ai.

Video:

Advertisement
Advertisement
Advertisement