Fatura e rrymës gati 800 euro, kandidati i PDK-së për deputet: Vjedhjet po ndodhin, kanë me thënë "gabim teknik" - Gazeta Express
string(107) "fatura-e-rrymes-gati-800-euro-kandidati-i-pdk-se-per-deputet-vjedhjet-po-ndodhin-kane-me-thene-gabim-teknik"

Lajme

Gazeta Express

22/12/2025 16:23

Fatura e rrymës gati 800 euro, kandidati i PDK-së për deputet: Vjedhjet po ndodhin, kanë me thënë “gabim teknik”

Lajme

Gazeta Express

22/12/2025 16:23

Kandidati i PDK-së për deputet, Qëndrim Kryeziu alarmoi për “vjedhjet” që tha se po ndodhin me shtrenjtimin e faturave të energjisë elektrike.

“Pse sot janë hequr shpenzimet e gjendjes momentale, o vëllezër e motra, kontrolloni telefonat, shikoni me sytë tuaj: vjedhjet po ndodhin. Dhe në fund kanë me thënë “gabim teknik” me nga 100–200 € ose 20% më shtrenjtë faturat secilit. Mbani mend këtë fjalë: hajnia po ndodh në këto momente”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Një pyetje, ai ia shtroi Viktor Buzhalës, ish-zëdhënësit të KEDS-it, tani kandidat për deputet nga Guxo dhe Dardan Krasniqit, kandidat për deputet nga AAK.

“Viktor Buzhala Viki A din mem tregu pse kështu, se kogja njëfarë drejtori i KEDS-it ke qenë!”.

“Dardan Krasniqi ju shoqi im për nja 6–7 vjet ishit nën detyrat e Viktor Buzhalës në Malishevë. Si është e mundur që të gjitha pikat para 10 vjetëve i kam paguar 650–700€, ndërsa sot një pikë me të njëjtin shpenzim 7–800 €?”.

“Hajnia ka emër! Hajnia quhet Albin Kurti”, shkroi ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement