Pse e anuluat tubimin mbrëmë në Shtime? - Visar Azemi i kundërpërgjigjet Enver Halitit - Gazeta Express
string(83) "pse-e-anuluat-tubimin-mbreme-ne-shtime-visar-azemi-i-kunderpergjigjet-enver-halitit"

Lajme

Gazeta Express

21/12/2025 23:05

Pse e anuluat tubimin mbrëmë në Shtime? – Visar Azemi i kundërpërgjigjet Enver Halitit

Lajme

Gazeta Express

21/12/2025 23:05

Kandidati për deputet nga LDK, Visar Azemi ka reaguar në Facebook, pasi Enver Haliti i VV-së ka kritikuar tubimin e LDK-së në Ferizaj.

“Kur jemi te tubimet, tregona Enver ti dhe partia jote pse e anuluat tubimin mbrëmë në Shtime?”, ka shkruar Azemi.

Azemi e ka porositur Enver Halitit që më mirë të merret me Vuk Hamoviçin që po pasurohet nga paratë e qytetarëve të Kosovës, si shpërblim nga qeveria e udhëhequr nga VV.

“Merru më mirë me problemin se si ti dhe krejt qyteti ynë, Ferizaji, çdo dimër po e kalon në terr. Këto edhe tenderët e dyshimtë në KEK, duhet me qenë brengat e tua, e jo tubimet e LDK-së”, ka shkruar Visar Azemi.

Sipas Azemit, në mungesë të punës, rezultateve, e duke ju dal skandalet çdo ditë, VV ende beson që duke sulmuar LDK-në i marrin votat e qytetarëve!

 “Enver, zgjidh shpresën, leje urrejtjen!”, ka shkruar Azemi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement