Hoxhaj nga tubimet në Suharekë, Shtime dhe Lipjan: Ky është zëri i ndryshimit - Gazeta Express
string(75) "hoxhaj-nga-tubimet-ne-suhareke-shtime-dhe-lipjan-ky-eshte-zeri-i-ndryshimit"

Lajme

Gazeta Express

21/12/2025 22:51

Hoxhaj nga tubimet në Suharekë, Shtime dhe Lipjan: Ky është zëri i ndryshimit

Lajme

Gazeta Express

21/12/2025 22:51

Nënkryetari i PDK-sw dhe kandidati për deputet, Enver Hoxhaj, ka njoftuar për tubime të fuqishme dhe mbështetje të gjerë qytetare për Partinë Demokratike të Kosovës në Suharekë, Shtime dhe Lipjan.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka shpërndarë dhjetëra fotografi nga këto tubime, duke falënderuar qytetarët për pritjen dhe besimin e treguar ndaj PDK-së.

Ai ka theksuar se energjia dhe mobilizimi i qytetarëve janë dëshmi e qartë e kërkesës për ndryshim politik.

“Ky është zëri i ndryshimit”, ka shkruar Hoxhaj, duke nënvizuar se mbështetja e madhe në këto qytete tregon vullnetin e qytetarëve për një qeverisje më të përgjegjshme dhe zhvillimore.

Tubimet në Suharekë, Shtime dhe Lipjan janë pjesë e aktiviteteve intensive të fushatës së PDK-së në prag të zgjedhjeve, ku fokusi mbetet te rikthimi i besimit, zhvillimi ekonomik dhe forcimi i shtetit të Kosovës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement