"Vitia e përforcuar me Mërgatën", Abdixhiku për tubimin: Një qytet i vendosur për ndryshim - Gazeta Express
string(86) "vitia-e-perforcuar-me-mergaten-abdixhiku-per-tubimin-nje-qytet-i-vendosur-per-ndryshim"

Lajme

Gazeta Express

21/12/2025 22:11

“Vitia e përforcuar me Mërgatën”, Abdixhiku për tubimin: Një qytet i vendosur për ndryshim

Lajme

Gazeta Express

21/12/2025 22:11

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një tubim në Viti, ku tha se Vitia është e përforcuar me mërgatën.

Ai ka thënë se energjia që kanë gjetur në Viti, nuk është rastësi, por kërkim i ndryshimit.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

Vitia e përforcuar me Mërgatë!

Në sallë e në shesh, ishte krejt e veçantë.

Një qytet i gjallë, i bashkuar dhe i vendosur në kërkim të ndryshimit të madh që i duhet Kosovës sot.

Kjo energji që gjetëm në Viti nuk është rastësi. Është shenjë e një vetëdijeje që po rritet kudo në Kosovë: se vendi ka nevojë për drejtim të qartë, për institucione që funksionojnë dhe për politikë që i shërben qytetarit.

Vitia e Sokol Halitit është gati për Lidhjen tonë.

Vitia në listën e LDK-së përfaqësohet nga kandidatë me përvojë, profesionalizëm dhe përkushtim: me numër 72 Vjollca Kadolli Halili; me numër 73 Halil Musliu; me numër 74 Faruk Nura; me numër 75 Lirie Aliu; me numër 77 Lumbardh Salihu, si dhe nga dy kandidatë tanë nga mërgata, me numër 88 Ramadush Emini dhe me numër 91 Xhavit Islami.

Advertisement
Advertisement
Advertisement