Tahiri: 2026 shënon fundin e privilegjeve – pushteti i kthehet popullit me Bedri Hamzën Kryeministër - Gazeta Express
string(97) "tahiri-2026-shenon-fundin-e-privilegjeve-pushteti-i-kthehet-popullit-me-bedri-hamzen-kryeminister"

Lajme

Gazeta Express

21/12/2025 21:49

Tahiri: 2026 shënon fundin e privilegjeve – pushteti i kthehet popullit me Bedri Hamzën Kryeministër

Lajme

Gazeta Express

21/12/2025 21:49

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Abelard Tahiri, ka deklaruar se viti 2026 do të shënojë një kthesë të madhe politike në Kosovë, me ardhjen e Bedri Hamza në krye të qeverisë.

Në një postim publik, Tahiri theksoi se me qeverisjen e re pushteti do t’i kthehet qytetarit, duke premtuar rritje të pagave, ulje të çmimeve dhe fund të shërbimit të shtetit për pakicën e privilegjuar. “Qeverisja e re do të jetë e drejtë, e fortë dhe në anën e popullit”, ka shkruar ai.

Tahiri ka falënderuar qytetarët e Suharekës, Shtimes dhe Lipjanit për mbështetjen dhe angazhimin, duke theksuar se bashkimi qytetar është kyç për ta çuar Kosovën përpara në një fazë të re zhvillimi politik dhe ekonomik.

Advertisement
Advertisement
Advertisement