Shkupi sot, qyteti më i ndotur në Evropë - Gazeta Express
string(39) "shkupi-sot-qyteti-me-i-ndotur-ne-evrope"

Lajme

Gazeta Express

21/12/2025 16:11

Shkupi sot, qyteti më i ndotur në Evropë

Lajme

Gazeta Express

21/12/2025 16:11

Shkupi sot është renditur i pari ndër qytetet më të ndotura në Evropë.

Sipas listës së publikuar nga kompania zvicerane “IQ Air”, me një nivel mesatar të ndotjes prej 101, Shkupi zë vendin e parë në Evropë dhe vendin e 21-të në botë, teksa pasohet nga Amsterdami dhe Sarajeva, transmeton albinfo.ch.

Masat e Qeverisë për mbrojtjen e popullatës nga ndotja, vazhdojnë të jenë në fuqi, sipas të cilave, të gjithë punëdhënësve u rekomandohet që t’i lirojnë nga obligimet e punës gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjeç, si dhe qytetarët me astmë kronike, ata që kanë kaluar infarkt të zemrës ose goditje në tru, pavarësisht moshës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement