Muharremi: 35-37% kishte me qenë rezultat normal për VV'në - në asnjë skenar s'shoh se si munden me kriju shumicën për qeveri - Gazeta Express
string(119) "muharremi-35-37-kishte-me-qene-rezultat-normal-per-vvne-ne-asnje-skenar-sshoh-se-si-munden-me-kriju-shumicen-per-qeveri"

Lajme

Gazeta Express

20/12/2025 9:48

Muharremi: 35-37% kishte me qenë rezultat normal për VV’në – në asnjë skenar s’shoh se si munden me kriju shumicën për qeveri

Lajme

Gazeta Express

20/12/2025 9:48

Analisti Shenoll Muharremi ka dhënë disa skenarë se si mund të jetë rezultati i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Rezultatin e ngjashëm që mori në shkurt, Muharremi tha se do të ishte sukses për të nëse e arrin atë, ndërsa tha se një rezultat ‘normal’ për këtë parti do të kishte qenë 35-37%.

“Përndryshe, nëse LVV e mirëmban nivelin e përkrahjes 40%-42%, kishte me qenë një rezultat zgjedhor i suksesshëm për ta. Nëse del në nivel 35%-37%, kishte me qenë rezultat normal (në linjë me trendin e tyre të korrigjimit).  E nëse bie nën 35%, kishte me qenë një rënie goxha e theksuar dhe ndëshkim nga elektorati. Nëse bie në rreth 35%, atëherë gjasat janë që zgjedhjet tjera të shkojnë në nivelin organik 20%-25%”.

Me këto rezultate, Muharremi thotë se nuk shihet se Vetëvendosje mund të krijojë qeverinë e vetme.

“Në asnjë skenar (lart) nuk e shoh si mundet LVV me kriju shumicën dhe me formu qeverinë pas 28 dhjetorit, se ata nuk po lënë kënd pa e sulmu nga partnerët potencial, edhe në këto zgjedhje, rrjedhimisht po e pamundësojnë (lexo nuk po dëshirojnë) një partneritet me partitë tjera të mëdha”./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement