Sulmohet me thikë një i mitur në Prishtinë, tre të arrestuar - Gazeta Express
string(59) "sulmohet-me-thike-nje-i-mitur-ne-prishtine-tre-te-arrestuar"

Lajme

Gazeta Express

20/12/2025 8:50

Sulmohet me thikë një i mitur në Prishtinë, tre të arrestuar

Lajme

Gazeta Express

20/12/2025 8:50

Një i mitur është sulmuar me thikë nga tre persona të tjerë të dyshuar, njëri prej të cilëve ishte po ashtu i mitur, njoftoi policia.

Viktima pas lëndimeve të marra është dërguar në QKUK, ndërsa të dyshuarit në mbajtje.

Tre personat dyshohen për veprat penale: vrasje në tentativë, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje në rrahje.

“Rr. Agim Ramadani, Prishtinë  19.12.2025, 20:05. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë-njëri i mitur, pasi që të njëjtit kishin sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë (thikë) viktimën mashkull kosovar- i mitur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement