“Qeveria jo që nuk ju ka ndihmu, ka shku në linjë me akuzat e prokurorisë – Kroacia ka pagu 28 milionë për Gotovinen”, Gruda tregon se si do veprohet me Specialen - Gazeta Express
string(156) "qeveria-jo-qe-nuk-ju-ka-ndihmu-ka-shku-ne-linje-me-akuzat-e-prokurorise-kroacia-ka-pagu-28-milione-per-gotovinen-gruda-tregon-se-si-do-veprohet-me-specialen"

Lajme

Gazeta Express

19/12/2025 23:15

“Qeveria jo që nuk ju ka ndihmu, ka shku në linjë me akuzat e prokurorisë – Kroacia ka pagu 28 milionë për Gotovinen”, Gruda tregon se si do veprohet me Specialen

Lajme

Gazeta Express

19/12/2025 23:15

Përparim Gruda nga Partia Demokratike e Kosovës, i ftuar në Pressing në T7 ka treguar për planet që ka kjo parti për të ish-krerët e UÇK’së që po gjykohen në Hagë, në rast se udhëheqin me qeverinë.

Gruda ka deklaruar plani është që të rriten fondet, çështje për të cilën ka kritikuar qeverinë Kurti, duke thënë se këta i kanë zvogëluar ato.

‘’Procesi në Hagë ka devijuar prej standardeve evropiane të drejtësisë. Gjatë kësaj kohe ne kemi pas një qeveri jo që s’i ka ndihmuar por ndonjëherë ka shkuar në linjë me atë që kanë dashtë akuzat e prokurorisë. Zvogëlimi i fondeve, mos angazhimi në asnjë proces. Çka kemi më bë ne konkretisht? Së pari kemi me miratu një rezolutë në Kuvend në të cilën në i numrojmë problemet që ekzistojnë në procesin në Hagë. E dyta do të bëjmë raport, ndoshta do të angazhojmë institut ndërkombëtar me shkeljet të shkruar dhe masdanej do të fillojmë masat ligjore dhe diplomatike me i përmirësuar ato. Ligjore është një, do të rriten fondet e pagesës. Që, në të dhënat zyrtare për Gotovinin në 2011 kanë qenë që janë paguar 28 milionë euro, Kroacia zyrtarisht. Fondit të shtetit, zyrtarisht Kroacia ka paguar 28 milionë euro’’, ka thënë Gruda.

Advertisement
Advertisement
Advertisement